ANALIZA/ Pirlo kërkon konfirmimin te Juventusi, ja argumentet pro dhe kundër!

E ardhmja e Andrea Pirlos duket se është shkruar prej javësh, ndërkohë që duke filluar nga e hëna çdo ditë është e duhura për të marrë vendimin final, kur dhe do të jetë mësuar nëse bardhezinjtë do të luajnë në Champions League ose jo. I lumtur, si pak herë në jetë, edhe si futbollist, teksa gjuha e trupit të tij ka qenë gjithmonë një elementë analize për shumë specialistë. Strategu i ri e shijoi mbrëmjen si kurrë më parë, ndërkohë që pas festimeve dha një mesazh promovues: “Kjo nuk është koha për të folur për të ardhmen. Tani le të mendojmë për Bolognën. Do ta konfirmoja veten sepse e dua futbollin, këtë punë dhe Juven. Qëllimi im është të vazhdoj këtu, më pas klubi do të marrë vendimin e tij “. Por cilat janë argumentet pro dhe kundër qëndrimit të tij.

Argumenti pro – Për një ekip që nuk ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të lumtur me finalet, dy nga dy të fituara nga Pirlo janë një indicie e mirë. Padyshim Kupa e Italisë nuk është si Champions League, por suksesi i fundit ishte tre vjet më parë. Sarri nuk mundi ta fitonte, ndërkohë që Conte është ende në zero. Vështirësitë për të gjetur një identitet të plotë nuk ndihmojnë argumentet teknike në favor të Pirlo, por shpërthimi i disa futbollistëve duke filluar nga Chiesa dhe Kulusevski dhe duke kaluar te dy lojtarët veteranë si Cuadrado dhe Danilo, janë argumente në favor të tij. Javët e fundit, në sajë të stafit të plotë, janë parë edhe zgjedhje më të forta sa i përket formacionit, duke mbajtur Bonuccin jashtë, duke zëvendësuar Ronaldon ndaj Interit kur ishte e nevojshme, apo duke lënë në stol si Dybala-n dhe Moratën në finalen e Kupës. Kulusevski është basti i fituar prej tij. Në çdo rast, nëse ky është Juventusi i vërtet i tre ndeshjeve të fundit, atëherë ka vërtet material interesant për t’i besuar sërish Pirlos.

Argumenti kundër –  Mjaftojnë rezultatet, veçanërisht nëse je te Juventusi për të vijuar punën në krye të skuadrës. Zgjedhja e një trajneri pa eksperiencë si Pirlos, ishte si një lloj basti, i cili rrezikon të mos sjell menjëherë rezultatet e duhura. Renditja në vendin e dytë do të ishte diçka e pranueshme, e katërta diçka tjetër, ndërkohë që në vendin e pestë është diçka e papranueshme. Edhe nëse do të kualifikohen për në Champions, sërish nuk është një rezultat i pritshëm. Për të mos hyrë te rrugëtimi evropian, që sërish ishte një dështim i vërtet, duke u eliminuar nga Porto. Ka qenë një sezon i gjatë dhe shumë i vështirë, i kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta, apo edhe mungesa e fatit në momente të veçanta. Është vetëm çështje ditësh që të mësojmë fatin e “profesor” Pirlos. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

 

SHKARKO APP