Ancelotti dhe Arteta e shijojnë nga tribuna barazimin e Everton ndaj Arsenalit
Carlo Ancelotti dhe Mikel Arteta e ndoqën nga tribuna sfidën e sotme me Everton dhe Arsenalit që u mbyllë në barazim pa gola. Të dy trajnerët e emëruar së fundmi në krye të ekipeve respektive, ia lanë edhe këtë javë trajnerëve të përkohshëm që të udhëhiqnin edhe këtë ndeshje.
Të dyja skuadrat patën shumë pak raste shënimi, ndërkohë që binte në sy formacioni i çuditshëm i Arsenalit me shumë të rinj në fushë, ndërkohë që pjesë e tij ishte edhe Xhaka.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi duke mbetur në të njëjtat pozita. Everton në vendin e 15-të dhe Arsenal në të 9-in. /R.Lika-Koha Jone/