Ancelotti emërohet në krye të Brazilit, Seleçao e pret me entuziazëm: Një hap drejt rikthimit në majat e futbollit!
Carlo Ancelotti është emëruar zyrtarisht trajner i përfaqësueses së Brazilit, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij të pasur, këtë herë në stolin e një kombëtareje. Për herë të parë, tekniku italian pranon sfidën për të drejtuar një ekip përfaqësues dhe jo çfarëdo, por pikërisht Brazilin, pesë herë kampion bote.
Ancelotti ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026, që përfshin Kupën e Botës FIFA 2026, me opsion rinovimi deri në 2030. Ai do të debutojë në qershor në dy ndeshjet e radhës të kualifikueseve të Botërorit, ndaj Ekuadorit dhe Paraguait.
Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ka deklaruar me entuziazëm përzgjedhjen e Ancelottit: “Emërimi i Ancelottit nuk është vetëm një vendim strategjik, por një hap i madh drejt rikthimit në majat e futbollit botëror. Trajneri më fitimtar në histori do të drejtojë kombëtaren më të lavdishme në botë. Së bashku do të shkruajmë faqe të reja suksesi për Brazilin dhe futbollin global.”
Ancelotti largohet nga Real Madrid, klubi me të cilin shkroi histori si trajneri me më shumë trofe në histori të klubit, me 15 trofe, përfshirë 3 Champions League. Emërimi i tij shënon një kthesë të madhe për Brazilin, që synon ringritjen pas një periudhe pa suksese të mëdha ndërkombëtare. Tani, sytë e botës janë te Ancelotti dhe “Seleçao”.
KOHA JONË SONDAZH

