Ancelotti: Interi pretendent për titullin, Maldini ka marrë lojtarët e duhur!

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka folur për ecurinë e skuadrave në kampionatin Italian, teksa nuk i ka kursyer elozhet për punën e bërë nga Conte te Interi dhe Maldini për merkaton e berë te Milani.

“Inter ka një shoqëri të fortë që ka investuar shumë dhe me një trajner si Conte në pankinë, janë gjithmonë pretendentë. Shoh një skuadër shumë të fortë në fushë, që pa Championsin do ta ketë edhe më të lehtë të synojë titullin. Nga ana tjetër Milani po bën mirë dhe kjo falë Maldinit, që me një buxhet minimal ka sjellë lojtarët e duhur te kuqezinjtë”, deklaroi Ancelotti.

Pandemia? Është një moment i vështirë dhe të infektuarit nga Covid-19 po shtohen çdo ditë. Menduam se po bënim përparime dhe u hapën dyert përreth 2000 tifozë, por tani u kthyem sërish mbrapa. Ndoshta futbollistët kanë neglizhuar dhe janë treguar të pakujdesshëm gjatë festive të fundvitit, megjithatë shpresoj në normaliziminsa më shpejt të situatës”, deklaroi strategu italian.

SHKARKO APP