Ancelotti: Kemi skuadër spektakolare, s’do të ketë as largime dhe as afrime
Real Madrid nuk do të bëjë asnjë ndërhyrje tjetër në merkato. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti. Edhe pse është përfolur për ardhjen e një tjetër mbrojtësi, sipas italianit kjo nuk është e nevojshme.
“Jo, jemi në rregull kështu, nuk do të firmosim me askënd tjetër. Merkaton quajeni të mbyllur. Vallejo është rikthyer, Alaba po rikuperohet dhe po e merr veten.
Ndërkohë që kemi edhe shumë djem të talentuar nga akademia, të cilët po i vlerësojmë. Mendoj se as largime nuk do të ketë, pasi askush nuk dëshiron të ikë prej këtu. Sepse realisht kemi një skuadër spektakolare“, u shpreh strategu i Realit.
KOHA JONË SONDAZH

