FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti nuk do të jetë trajneri i Brazilit, dështon për shkak të Realit

Pas muajsh negociatash dhe një marrëveshjeje ekonomike të arritur, me një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka vendosur të ndërpresë përfundimisht bisedimet me trajnerin italian Carlo Ancelotti.

Shkaku kryesor i këtij vendimi është kundërshtimi i fortë i klubit të Real Madridit, i cili nuk pranoi të paguajë dëmshpërblimin për të liruar trajnerin, që ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026.

Sipas burimeve nga Globo Esporte, marrëveshja parashikonte që Ancelotti të merrte drejtimin e “Seleção”-s në fund të majit, në kohë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Paraguajit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, qëndrimi i palëkundur i Real Madridit ka bërë që CBF të heqë dorë përfundimisht nga opsioni Ancelotti – një pistë që ishte zbehur edhe dhjetorin e kaluar, kur tekniku italian rinovoi me madrilenët deri në 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas tërheqjes së ish-trajnerit të Milanit, kandidati kryesor për pankinën e Brazilit është portugezi Jorge Jesus, aktualisht trajner i Al-Hilal.

Ancelotti nuk do të jetë trajneri i Brazilit, dështon për shkak të Realit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?