Ancelotti premton besnikëri ndaj Brazilit: Mendoj që do të rinovoj!

Carlo Ancelotti po e përjeton pozitivisht aventurën në krye të përfaqësueses së Brazil, ndërsa Federata braziliane mbetet e kënaqur me rezultatet dhe ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

Vetë tekniku konfirmoi publikisht se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin dhe është i gatshëm të firmosë një marrëveshje të re deri në vitin 2030, duke theksuar se puna në Brazil i pëlqen shumë.

Kontrata aktuale e Ancelottit është e vlefshme deri në fund të FIFA World Cup 2026. Italiani mori drejtimin e pesë herë kampionëve të botës në maj 2025, duke u bërë trajneri i parë i huaj në historinë e tyre dhe njëkohësisht më i paguari. Në tetë ndeshje nën drejtimin e tij, Brazili regjistroi katër fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke siguruar kualifikimin për Botërorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, e ardhmja e Neymar mbetet e paqartë. Ylli brazilian nuk garanton praninë në Botëror dhe nuk përjashton tërheqjen nga futbolli pas përfundimit të kontratës me Santos në dhjetor 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?