Ancelotti “thumbon” Bayern: Shkarkimi më i pakuptueshëm që kam patur në karrierë

Carlo Ancelotti është rikthyer të flasë për përvojën e tij te Bayern Munich, e cila përfundoi në mënyrë të papritur në vitin 2017 pas humbjes 3-0 ndaj PSG-së në Champions League. Në autobiografinë e tij të re, të titulluar “Ëndrra”, trajneri italian rrëfen momentet e vështira të atij sezoni.

“Ky rezultat ishte humbja më e rëndë e klubit në këtë garë në 21 vite. Të nesërmen bordi u mblodh dhe arriti në përfundimin se problemi isha unë”, shkruan Ancelotti.

Ai kujton edhe fjalët e Karl-Heinz Rummenigge, që atëherë drejtor ekzekutiv i bavarezëve: “Performancat e ekipit që nga fillimi i sezonit nuk kishin përmbushur pritjet. Ndeshja në Paris tregoi qartë se duhej vepruar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ancelotti nuk fsheh zhgënjimin për vendimin e klubit: “E pakuptueshme. Vetëm një sezon më parë kishim dominuar kampionatin, duke mbyllur me 15 pikë diferencë, pesë më shumë sesa arriti Guardiola në dy sezonet e mëparshme. Megjithatë, te Bayern kjo nuk u konsiderua sukses”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht trajner i kombëtares së Brazilit, Ancelotti e sheh ende me keqardhje ndarjen me klubin gjerman, duke e cilësuar si një prej momenteve më të vështira të karrierës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?