Ancelotti zbulon problemin e Brazilit: Lojtarët që transferohen në Europë nuk luajnë!

Carlo Ancelotti ka komentuar situatën e talenteve të rinj brazilianë që transferohen shumë herët në Europë, duke marrë si shembull rastin e Endrick. Trajneri i Brazilit ka mbështetur planin e ri të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), që synon t’u krijojë më shumë hapësira lojtarëve vendas në kampionatin brazilian.

Sipas planit, numri maksimal i futbollistëve të huaj në skuadrat braziliane do të reduktohet nga 9 aktualisht në 8 në vitin 2027, përpara se të zbresë në vetëm 5 deri në vitin 2030. Qëllimi është që klubet t’u japin më shumë minuta talenteve vendas dhe të favorizojnë zhvillimin e tyre.

Ancelotti e sheh Endrick si një shembull konkret të këtij problemi. Sulmuesi u transferua te Real Madridi në vitin 2024 për rreth 50 milionë euro, por nuk ka pasur hapësirat e pritshme në ekipin spanjoll. Ai numëron 41 paraqitje dhe 7 gola me “Los Blancos”, ndërsa gjatë huazimit te Lyon realizoi 8 gola në 21 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Problemi i djemve brazilianë është se nuk përmirësohen, sepse nuk luajnë. Kjo ndodh me Endrick, por edhe me Estevão. Shkojnë në Europë në moshën 18-19 vjeç, por te klubet e mëdha nuk gjejnë hapësirë. Pa luajtur, nuk mund të përparojnë”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?