Andi Lila: Goli i parë me Parman dedikim djalit, vjen së shpejti në jetë
Mbrojtësi i kombëtares sonë, Andi Lila i dha pak shpresë Parmës për mbijetesë, që megjithatë humbi sërish në Seria A, me rezultatin e thellë 4-1, në fushë të Sassuolo. Futbollisti kuqezi i cili shënoi golin e vetëm për ekipin emilian, në ndeshjen debutuese të Seria A, nuk ngurroi të shpaloste faktin që është shqiptare, duke festuar me simbolin kuqezi, atë të shqiponjës dykrenore. Edhe pse në rolin e një mbrojtësi, goli i parë i shënuar në Seëria A i dha të drejtë Lilës të rrëzojë të gjithë mëdyshjet nëse ia vlente për Parman të afronte një lojtar të tillë gjatë merkatos së dimrit. Mbrojtësi i kombëtares sonë, 29-vjeç, kujtoi se ky finalizim e ka çliruar edhe psikologjikisht pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Cagliari, ku u detyrua të dilte nga fusha vetëm pas 13 minutave lojë. – “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, sidomos në anën psikologjike. Kam punuar shumë me dy seanca në ditë, madje edhe e kam sforcuar trupin për të t’u kthyer sa më shpejt në fushë. Jam shumë i lumtur për golin që shënova ndaj Sassuolos.” – theksoi Andi Lila, i cili më tej tregon edhe mënyrën e festimit të golit. Shqiponja dykrenare ishin veprime të futbollistit kuqezi, i cili ka një dedikim të veçantë për golin e tij të parë më Parmën. – “Në fakt festova në mënyrë spontane dhe kujtova vetëm ato dy veprime. Golin ia dedikoj djalit tim që pritet të vijë së shpejti në jetë.” Lila më pas zbulon se trajneri Roberto Donadoni, e këshillon të futet më shumë nga qendra, ku do të ketë mundësi të godasë, sikurse veproi edhe ndaj Sassuolos. – “Te Parma po aktivizohem si mesfushor i djathtë dhe trajneri Donadoni më ka këshilluar që të futem në qendër, për të goditur portën, edhe pse unë parapëlqej të avancoj në krah dhe të asistoj shokët.” Trajneri Gianni de Biasi mund të jetë gjithashtu i kënaqur me paraqitjen e mbrojtësit Andi Lila, që i shtohet formës së mirë që po kalojnë edhe lojtarë të tjerë kuqezi, në Europë. Po të djelën, sulmuesi shkodran Bekim Balaj shënoi në kampionatin kroat një super-gol, duke i dhënë fitores skuadrës së tij. Andi Lila shprehet se është gati për ndeshjen ndaj Armenisë dhe siguron se po rikthehet 100% në formë përpara sfidën eliminatore Francë 2016, ndaj armenëve, që do të zhvillohet në “Arena Elbasan” më 29 mars. –“Nuk jam ende në formën time më të mirë. Pas dy javësh besoj se do të jem 100% gati për të dhënë kontribut për kombëtaren në ndeshjen me Armeninë.” I vetmi shqetësim për momentin nga kampi kuqezi, sa u përket lojtarëve titullarë, për trajnerin Gianni de Biassi mbetet mesfushori i Basel, Shkëlzen Gashi, që u dëmtua gjatë javës së fundit.
KOHA JONË SONDAZH

