Andorra surprizon Letoninë, merr pikën e parë në grupin e Shqipërisë
Një rezultat surprizë ka ardhur nga grupi K i kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, aty ku bën pjesë edhe Kombëtarja shqiptare. Andorra ka arritur të marrë pikën e parë në këto eliminatore, pas barazimit 2–2 ndaj Letonisë në ndeshjen e zhvilluar në Riga.
Skuadra mike kaloi e para në avantazh në minutën e 33-të me golin e Moises San Nicolas, por letonët reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 41-të me Zelenkovs.
Në pjesën e dytë, Gutkovskis shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të, duke kaluar Letoninë në epërsi, por Ian Oliveira i Andorrës riktheu barazimin në minutën e 78-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2–2.
Ky barazim i jep Andorrës pikën e parë pas 6 ndeshjesh, ndërsa Letonia me 5 pikë i humb çdo shpresë për të luftuar për vendin e dytë në grup. Në mbrëmje, në orën 20:45, do të zhvillohet ndeshja më e shumëpritur e grupit: Serbi – Shqipëri, në stadiumin e Leskovcit.
— OvoOno (@OvoOnoX) October 11, 2025
KOHA JONË SONDAZH

