Anglia fiton mes vërshëllimave të tifozëve, Portugalia i nis me “manita” kualifikueset

Anglia ka debutuar me fitore në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Andorrën 2-0 në “Villa Park”, Birmingham. Pavarësisht rezultatit, ekipi i Thomas Tuchel nuk tregoi lojë bindëse, duke marrë edhe vërshëllima nga tifozët gjatë ndeshjes.

Avantazhi erdhi në minutën e 25-të, kur një krosim i Noni Madueke u devijua nga mbrojtësi Christian Garcia, duke përfunduar në rrjetë për autogol. Në pjesën e dytë, Declan Rice vulosi rezultatin 2-0 me një goditje me kokë pas asistit të saktë nga Reece James (66’).

Ndërkohë, Portugalia e Roberto Martinez tregoi forcë në transfertën ndaj Armenisë, duke fituar 0-5 në Yerevan. Festën e hapi Joao Felix (9’), ndërsa Cristiano Ronaldo (20’) dyfishoi me golin e tij të parë në takim. Joao Cancelo (32’) e çoi rezultatin në 0-3, duke festuar në stilin e ish-shokut të skuadrës Diogo Jota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Ronaldo realizoi dopietën e tij personale me një goditje nga distanca (48’), ndërsa Joao Felix (60’) shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për luzitanët. Portugalia e nisi në mënyrën më të mirë këtë fushatë, duke dërguar mesazh të qartë për rivalët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?