Anglia nis sezonin me finalen e Superkupës, United sfidon City-in pas pak në “Wembley”

Pas pak nis zyrtarisht sezoni i ri futbollistik në Angli. Finalja e Superkupës këtë sezon do të luhet mes Manchester Cityt dhe Manchester United.

Kjo supersfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës, do të startojë në orën 16:00. Dy ekipet do të kërkojnë fitoren në këtë finale, për të nisur sa më mbarë sezonin e ri.

United e ka fituar këtë trofe 21 herë, ndërsa “Qytetarët” vetëm 6 herë. Sa i përket formacioneve, Guardiola do të mbështetet te Haaland, që udhëheq sulmin të mbështetur nga lojtarë e rinj si Leëis apo O’Reilly.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër Ten Hag beson te Rashford dhe Mount.

Swiss Digital Mobile Reklama

FORMACIONET

M.City: Ederson, Lewis, Akanji, Dias, Gvardiol, Kovacic, O’Reilly, McAtee, Bobb, Doku, Haaland.

United: Onana, Dalot, Maguire, Evans, Martinez, Casemiro, Mainoo, Fernandes, Mount, Amad, Rashford.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?