Anglia shumë e fortë për Shqipërinë, Kane dhe Mount ndëshkojnë kuqezinjtë (VIDEO)     

Nuk ka surpriza në “Air Albania”. Anglia bën detyrën duke fituar 2-0 ndaj Kombëtares sonë, edhe pse në fakt fraksioni i parë ishte mjaft i mirë për Shqipërinë. Në minutën e 13-të, do të vinte dhe rasti i parë për kuqezinjtë tanë. Pas një kundërsulmi të shpejt të Hysajt, Uzuni ka shansin për të realizuar, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit.

Më tej Anglia shtoi presionin për të gjetur golin, por Gjimshiti ishte në një mbrëmje fantastike, duke ndalur në çdo aksion Kane dhe sulmuesit e tjerë të shpejt. Në minutën e 39-të, Anglia arriti që të gjente golin, teksa Shaw krosoi në mënyrë perfekte për Kane, i cili me një goditje me kokë arriti që ta dërgonte topin në kuadrat.

Në pjesën e dytë, Kombëtarja jonë vuan rënien fizike, duke detyruar trajnerin Reja që të bëjë disa zëvendësime. Anglia ndërkohë do të realizonte edhe golin e dytë. Pas një gabimi në mbrojtje, në minutën e 63-të, Mason Maont me një goditje të letë arrin që të mposht Berishën. Në minutat e fundit pavarësisht përpjekjeve të Kombëtares sonë, asgjë nuk do të ndryshonte, me Anglinë që merr fitoren e dytë në grup. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?