Anis Mehmeti i lëshon tjetër sinjal Sylvinhos me gol në Angli (VIDEO)
Anis Mehmeti po vazhdon paraqitjet pozitive në futbollin anglez, duke lënë sërish gjurmë me fanellën e Ipswich Town, skuadër së cilës iu bashkua gjatë merkatos së dimrit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin shumë herët në përballjen ndaj Swansea, duke shënuar që në minutën e 3-të me një gol spektakolar. Pas një topi të marrë në hyrje të zonës, Mehmeti lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin e menjëhershëm ekipit të tij.
Goli i shqiptarit ndezi atmosferën në stadium, teksa Ipswich vazhdon garën për objektivin madhor të sezonit, ngjitjen në Premier League. Dominimi i vendasve u reflektua edhe në rezultat, me pjesën e parë që u mbyll me epërsinë 2-0.
Për Mehmetin, ky ishte goli i 10-të sezonal dhe i dyti që nga transferimi te Ipswich, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në këtë periudhë. Paraqitjet e sulmuesit shqiptar konsiderohen një sinjal pozitiv edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho, në prag të ndeshjeve “play-off” që do të zhvillohen gjatë muajit mars.
🇦🇱🤩 Intense pressing from Anis Mehmeti to then deliver an assist.
Goal and assist today. pic.twitter.com/ooPQ2iK4O5
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) February 28, 2026
KOHA JONË SONDAZH

