Ankth te PSG për Mbappe, ka grip dhe dhimbje të forta fyti

PSG është në ankth për gjendjen e Kylian Mbappe, i cili është ndalur nga gripi dhe dhimbje të forta fyti. Francezi rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit kundër Borussia Dortmund, e planifikuar për t’u luajtur të mërkurën në mbrëmje.

Sfida do të luhet me dyer të mbyllura në “Parc de Prince” ëpr shkak të koronavirusit. Mbappe mungoi në stërvitjet e fundit për shkak të gjendjes aspak të mirë gripale.

Mungesa e tij ka alarmuar skuadrën franceze që duhet të përmbysë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë të luajtur në Gjermani. Tuchel shpreson që gjendja e super yllit francez të përmirësohet në orët në vijim për ta pasur në dispozicion. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP