Ansi Agolli: Hyjmë në fushë për fitore
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli ka deklaruar se shqipëria nuk i trembet aspak përfaqësueses spanjolle, përkundrazi do të hyjnë në fushë për të marrë një rezultat pozitiv.
Në konferencën për shtyp ai tha se ky është testi i parë i fortë ikombëtares shqiptare.
“Kemi te bëjmë me një ekip shumë cilësor që ka në përbërje lojtarë që bëjnë dieferencën. Mendoj që është një kundërshtar që ja imponon lojën e tyre cdo skuadre. Por mendoj që s’ka më skuadra të vogla dhe ata bëjnë mirë që mendojnë ashtu.
Këto eliminatore janë një rrugë e gjatë për ne, por ky është testi jonë i parë i fortë. Nuk kemi frikë, kemi respekt ndaj kësaj skuadre. Ne do të hyjmë në fushë me mendjen për të marrë një rezultat pozitiv, pse jo dhe të fitojmë ndeshjen”,- tha Agolli.
Më tej ai shtoi se skuadra është e karikuar për të bërë një ndeshje të mirë ndaj spanjollëve.
“Në të tilla ndeshje nuk ke nevojë të moobilizohesh, pasi të tilla skuadra krijojnë një atomosferë tjetër në skuadër. Mendoj se jemi gati për ta përballuar me sukses këtë sfide dhe pse duhet të japim më shumë nga mundësit që kemi për të marrë një rezultat pozitiv”,- përfundoi Agolli.
Lexoni edhe:
KOHA JONË SONDAZH

