Antonio Toma: Refuzova Interin e Contes për Vushtrinë në Kosovë
Trajneri i ri i Vushtrisë është Antonio Toma. Një emër i njohur në futbollin italian, pasi për vite me radhë ka punuar me Antonio Conten. U mendua se të dy do të bashkoheshin sërish te Interi, por gjërat ndryshuan, pasi Toma u bashkua me Vushtrinë në një sfidë mjaft të vështirë për të duke parë situatat në të cilat ndodhet klubi.
“Menaxheri im ishte këtu në Prishtinë për biznes dhe gjatë një takimi me presidentin, ky i fundit i kërkoi trajner dhe ai më propozoi mua. Unë kur mora ofertën e Vushtrisë, isha duke shqyrtuar edhe ofertën e Interit për t’iu bashkuar stafit të Antonio Contes, por nuk u mendova gjatë dhe bëra gati valixhet për të udhëtuar drejt Kosovës, pasi më ka pëlqyer idea që të drejtoj një skuadër si trajner i parë”, – deklaroi Toma pë mediat kosovare.