Anulohet zyrtarisht “Finalissima”, nuk ka përballje Messi-Yamal

Bota e futbollit nuk do të ketë mundësinë të shohë përballjen e shumëpritur mes talentit spanjoll Lamine Yamal dhe legjendës argjentinase Lionel Messi. UEFA ka njoftuar zyrtarisht anulimin e ndeshjes së “Finalissima”, që do të vinte përballë kampionët e Europës me fituesit e Amerikës së Jugut.

Vendimi erdhi pas dështimit të bisedimeve mes UEFA-s dhe Argjentinës, të cilat nuk arritën të gjejnë një marrëveshje për datën dhe vendin e zhvillimit të takimit. Fillimisht, organizatorët kishin planifikuar që ndeshja të luhej në Qatar, por situata e pasigurt në rajonin e Middle East detyroi palët të kërkonin një alternativë tjetër.

UEFA propozoi që përballja të zhvillohej në stadiumin Santiago Bernabéu në Madrid, por ky opsion nuk u pranua nga pala argjentinase. Po ashtu u hodh poshtë edhe ideja e zhvillimit të dy ndeshjeve, një në Madrid dhe një tjetër në Buenos Aires.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit zyrtar, UEFA bëri disa përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi, duke ofruar edhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në një fushë neutrale në fund të muajit mars. Megjithatë, as ky propozim nuk gjeti mbështetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, propozimi i vetëm i federatës argjentinase ishte që “Finalissima” të zhvillohej pas Kupës së Botës, një datë që nuk u konsiderua e realizueshme për Spanjën për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve.

Në komunikatën e saj, UEFA nuk kurseu kritikat ndaj palës argjentinase për mungesë fleksibiliteti në negociata, ndërsa falënderoi federatën spanjolle për bashkëpunimin gjatë procesit.

Me këtë vendim, mbyllet përfundimisht mundësia që në këtë edicion të zhvillohet “Finalissima”, sfida që tradicionalisht vë përballë kampionët e Europianit me fituesit e Copa América.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?