Arbeloa: Bayerni do na vërë në vështirësi, por ne jemi Reali
Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, është shfaqur i bindur dhe optimist në konferencën për shtyp para përballjes së rëndësishme ndaj Bayern Munich në UEFA Champions League.
Tekniku madrilen theksoi se ndeshjet në “Santiago Bernabéu” kanë gjithmonë një atmosferë të veçantë dhe se skuadra e tij di të reagojë përballë kundërshtarëve të mëdhenj.
“Real Madridi gjithmonë del në lartësinë e kundërshtarëve të mëdhenj. Bayerni do të na vërë në vështirësi në fushë. ‘Bernabéu’ do të përjetojë një tjetër natë të madhe Champions-I, si ajo që jetuam kundër City. Me siguri do të jetë kështu. Për të fituar një ndeshje futbolli duhet të bësh shumë gjëra mirë, jo vetëm një. Na duhet mentaliteti kolektiv për të qenë skuadra më e mirë e futbollit, me talentin që kemi. ‘Bernabéu’ do të jetë i ndezur”
Duke folur për repartin ofensiv, Arbeloa u ndal te rëndësia e Kylian Mbappé, duke e cilësuar prezencën e tij si një avantazh të madh për ekipin. Ai nënvizoi se ka besim të plotë te të gjithë lojtarët dhe e konsideron luks faktin që ka alternativa të shumta në dispozicion.
“Kylian e di shumë mirë çfarë është Real Madridi. Do të doja të më pyesnit për të kur të përfundojë përballja. Kur Real Madridi humbet, dhoma e zhveshjes është si çdo tjetër. Këtu nuk lejohet të humbasësh. Ndeshjen e fundit kishte shumë lojtarë të hidhëruar nga humbja, por iu thashë se nuk kishim kohë dhe se duhej të përqendroheshim te Bayern Munich. E gjithë energjia jonë është te Bayerni”.
KOHA JONË SONDAZH

