Arbeloa e nis me turp aventurën te Reali, eliminohet nga Albacete në Kupën e Mbretit
Debutimi i parë i Real Madridit nën drejtimin e Alvaro Arbeloas përfundon në mënyrën më të keqe. Në stadiumin “Carlos Belmonte”, madrilenët u mposhtën 3-2 nga Albacete dhe u eliminuan në fazën e 1/8-ave të finales së Kupës së Mbretit, duke shkaktuar një surprizë të madhe në futbollin spanjoll.
Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 42-të me golin e Javi Villar. Reali reagoi në fundin e pjesës së parë, kur Mastantuono barazoi shifrat në minutën e tretë shtesë. Në pjesën e dytë, Albacete u tregua më konkrete dhe riktheu epërsinë në minutën e 82-të me Lefte. Barazimi i Gonzalo Garcias në minutën e 91-të dukej se do ta çonte ndeshjen në shtesë, por vetëm tre minuta më pas Lefte shënoi sërish, duke vulosur fitoren 3-2 dhe eliminimin e “Los Blancos”.
Duhet theksuar se Real Madridi u paraqit me shumë mungesa, mes dëmtimeve dhe pushimit të planifikuar për disa titullarë.
KOHA JONË SONDAZH

