Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, shënon sërish për Dinamon e Zagrebit

Derbi i javës së 16-të në Kroaci solli një përplasje të fortë mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut në “Maksimir”, në një duel që kishte peshë të madhe në garën për kreun e tabelës.

Hajduk e ndëshkoi Dinamon në minutën e 68-të, ku pas një topi të dërguar nga Livaja, Almena harkoi saktë në zonë dhe Šego e dërgoi topin në rrjetë. Pavarësisht flamurit të ngritur për pozicion jashtë loje, teknologjia VAR konfirmoi vlefshmërinë e golit.

Kur dukej se Hajduk po i afrohej fitores, në skenë doli Arber Hoxha. Dinamo sulmoi me një top të gjatë që u devijua me kokë nga Topić drejt Kulenović, goditja e të cilit u ndal nga portieri Silić. Por aty më i shpejti ishte Hoxha, i cili reagoi si një sulmues tipik dhe e shtyu topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin 1–1 dhe duke u shndërruar në heroin e Dinamos në minutat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha u vlerësua si njeriu i ndeshjes në “Maksimir” duke vijuar një formë të jashtëzakonshme në këtë periudhë, duke gëzuar së tepërmi dhe trajnerin Sylvinho. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @football_club_albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?