Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në derbin e zjarrtë në Kroaci (VIDEO)
Arbër Hoxha ishte protagonist absolut në derbin më të zjarrtë të Kroacisë, mes Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb. Sulmuesi i kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin me një gol spektakolar në minutën e 44-të.
Pas një aksioni personal të nisur nga mesfusha, Hoxha përshkoi gjysmën e fushës pa u ndalur nga kundërshtarët dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, që u ndal vetëm në rrjetë.
Ky gol shpërtheu festën e tifozëve miq dhe shpërbleu besimin e trajnerit, i cili e aktivizoi nga minuta e parë në javën e shtatë të kampionatit kroat.
BEAUTIFUL SOLO GOAL FROM ARBER HOXHA! GETS THE BALL IN THE MIDDLE OF THE PITCH AND SCORES! 🤯😮💨 pic.twitter.com/eIrOoc5g45
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) September 20, 2025
KOHA JONË SONDAZH

