Arbitrat mund t’i mos i fryjnë më bilbilit, koronavirusi sjell në treg elektronikun
Pas 140 vitesh shërbimi shembullor, bilbili klasik rrezikon të dalë në pension për shkak të koronavirusit dhe normave higjienike në të gjitha fushat e futbollit. Tendeca më e fundit vjen nga Shtetet e Bashkura të Amerikës që po mendon të shmang rrezikun e infektimit: bëhet fjalë për bilbilin që “nuk vërshëllen”. Një bilbil elektronik që gjyqtarët do ta mbajnë në duar dhe do ta aktivizojnë nëpërmejt një pulsanti.
Vern Herris, një gjyqtar amerikan me shumë eksperiencë në basketboll, ka ngritur çështjen: “A mund të vazhdojë të përdoret bilbili? Them se jo: lojtarët prekin topin, ia kthejnë gjyqtarit, gjyqtari e prek, vë bilbilin në gojë dhe është i hapur ndaj rrezikut”.
Objekti, që në Botën e Re është bërë shumë i çmuar në këtë periudhë, është hedhur në treg nfa Fox40, një ndërmarrje që prodhon bilbila për gjyqtarët dhe që shet 15 mijë copë në ditë dhe ka si klientelë NFL-në dhe NBA-në.
Bilbili elektronik ngjan si një elektrik i vogël dore por mbetet për t’u zgjidhur problemi i baterisë dhe prekja e pavulletshme e tij që mund të ndalë një aksion dhe të bëjë të shpërthejnë polemikat!