Arbitri anglez Anthony Taylor vendos drejtësi në sfidën ndaj Polonisë
UEFA ka zyrtarizuar arbitrat për ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-eve, ku në fokus janë edhe përballjet e ekipeve tona kombëtare.
Sfida mes Polonisë dhe Shqipërisë do të drejtohet nga arbitri anglez Anthony Taylor. Një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare, Taylor ka gjykuar disa nga ndeshjet më të rëndësishme në futbollin europian, duke përfshirë finale dhe përballje të nivelit të lartë në kompeticionet e UEFA-s.
Asistentë të Anthony Taylor në këtë përballje do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar lituanezi Donatas Rumsas. Në sallën VAR, do të jenë dy gjyqtarë angleze Jarred Gillett dhe Michael Salisbury.
Anglezi ka vendosur drejtësi edhe në përballjen që skuadra jonë kombëtare zhvilloi me Çekinë në Pragë në shtator të 2023 e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, një sfidë që u mbyll me barazimin 1-1.
Ndërkohë, takimi tjetër i rëndësishëm mes Sllovakisë dhe Kosovës i është besuar arbitrit norvegjez Espen Eskas. Ai konsiderohet një gjyqtar në rritje në skenën europiane, i cili ka fituar besimin e UEFA-s për ndeshje me peshë.
KOHA JONË SONDAZH

