Arbitri shembet në tokë në Premier League, Vardy i rrëmben bilbilin dhe vërshëllen (VIDEO)
Një episod i pazakontë dhe njëkohësisht argëtues ndodhi në ndeshjen mes Leicester City dhe Southampton, dy skuadra tashmë të rëna nga Premier League. Në një sfidë që kishte më shumë atmosferë miqësore sesa tension gare, protagonistë nuk ishin vetëm lojtarët, por edhe vetë arbitri.
Në një moment të ndeshjes, arbitri Ëebb u rrëzua në fushë pas një goditjeje aksidentale me bërryl nga Ayeë. Teksa ai mbeti i shtrirë në tokë i dëmtuar, sulmuesi legjendar i Leicesterit, Jamie Vardy, i erdhi në ndihmë në një mënyrë tejet origjinale: i mori bilbilin dhe ndaloi vetë lojën për të thirrur ndihmën mjekësore.
Ky veprim i Vardyt shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje nga publiku dhe lojtarët, duke krijuar një moment unik që rrallëherë shihet në futbollin profesionist. Fatmirësisht, gjendja e arbitrit nuk ishte serioze dhe ai arriti të përfundonte ndeshjen pa probleme. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

