Arbnor Muja bën lëvizjen surprizë, kalon nga Belgjika në ekipin turk

Turqia po kthehet në oazin e preferuar për futbollistët kuqezi, me këta të fundit që po krijojnë një koloni të vërtetë. Pas Cikaleshit, Rey Manaj, Roshi, Dejvi Bregut, Muçit e shumë të tjerë, në Turqi, në orët e fundit të merkatos zbarkoi edhe Arbnor Muja.

Në mënyrë surprizë sulmuesi shqiptar u largua nga Belgjika, nga Royal Antërp për t’u transferuar te Samsunspor. Klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi transferimin e Mujas:

“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antëerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”-bëri me dije klubi turk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo lëvizje vjen pas një periudhë jo shumë pozitive të Mujas në Belgjikë ku humbi jo pak nga statusi i tij titullar. Muja shpreson që me këtë transferim në Turqi të këtë më shumë minuta për të qenë në kushte perfekte për “Euro2024”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?