Arbtrat e finales së Conference League zbresin të parët në fushën e Arenës Kombëtare

Nesër do të luhet finalja historike e Conference League në Tiranë.Roma dhe Feyenoord do të përballen në “Arenën Kombëtare” nesër në orën 21:00, për trofeun e parë të këtij kompeticioni, ndërsa aktualisht ekipi holandez sapo është akomoduar në hotelin ku do të qëndrojë në Tiranë, me italianët që para pak minutave u nisën për në Shqipëri.

Nga ana tjetër arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje kanë zbritur në fushë në stadiumin “Air Albania” për t’u stërvitur sadopak përpara këtij takimi. Komiteti i arbitrave të UEFA-s ka zbuluar pak ditë më parë se rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë finalen e Conference League 2022.

37-vjeçari ka drejtuar në 10 ndeshje të kompeticioneve për klube të UEFA-s, duke përfshirë takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League ndërmjet Manchester City-t dhe Real Madrid.

Në 20 ndeshjet e fundit që ka drejtuar në arenën europiane, Kovacs ka dhënë 141 kartonë të verdhë ose 7 për ndeshje, 3 kartonë të kuq dhe 7 penallti.

Ekipi i arbitrave të finales së UEFA Conference League 2022:

Arbitër kryesor: Istvan Kovacs (Rumani)

Asistentë: Vasile Florin Marinescu, Mihai-Ovidiu Artene (Rumani)

Arbitër i katërt: Sandro Scharer (Zvicra)

VAR: Marco Fritz (Gjermani)

Asistent VAR: Christian Dingert (Gjermani)

Mbështetje VAR: Bastian Dankert (Gjermani)

SHKARKO APP