Ardon Jashari përfundon në listën e dëshirave të ekipit të Seria A

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është një prej lojtarëve që mund të bëjë një aventurë të re gjatë merkatos së verës. Mediat italiane raportojnë se skuadra e Bologna e ka futur në listën e lojtarëve të dëshiruar për sezonin e ardhshëm.

Jashari mund të luaj sezonin e ardhshëm në Serie A dhe trajneri Thiago Motta është një “tifoz” i lojtarit me origjinë shqiptare. 21-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje me Luzernin në Superligën e Zvicrës, ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asistë.

Bologna nuk është klubi i vetëm që kërkon shërbimet e tij, pasi ka skuadra edhe nga Zvicra e Ligue 1 në Francë që kërkojnë ta kenë pjesë të ekipit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?