Argjentina do të qëndrojë në kampus universitar në Katar, ka marrë me vete mbi 2 ton mish
Më mirë kampus apo një hotel me pesë yje? Lionel Messi dhe kombëtarja e Argjentinës nuk kanë pasur asnjë dyshim për zgjedhjen që kanë bërë, duke preferuar më shumë një kampus universitar, se sa të qëndronin në kushte luksoze në hotel.
Kombëtarja Albiceleste ka bërë këtë zgjedhje për shkak se mund të ketë më shumë liri për të konsumuar ushqimet tradicionale argjentinase. Bëhet djalë për barbeque në kopsht, që janë ndër ushqimet e preferuar.
Lajmi konfirmohet nga “Daily Mail” që shton se Argjentina ka marrë me vete plotë 2630 kg mish. Një zgjedhje që duket e zgjuar duke marrë në konsideratë kufizimet e shumta që ka në Katar edhe për ushqimet. /R.Lika-Koha Jonë/