Argjentina e nis me fitore Kupën e Amerikës, por ankohen për fushën

Argjentina e nisi me një fitore 2-0 ndaj Kanadasë Kupën e Amerikës, por në pjesën e parë amerikano-veriorët rezistuan duke shfaqur ritëm dhe guxim.

Golat e fitores për Argjentinën u shënuan nga Julian Alvarez dhe Lautaro Martinez. Lojtarët e Argjentinës u ankuan për kushtet e fushës. Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës ka komentuar shumë ashpër:

“Fusha ishte një katastrofë, dukej si një trampolinë kur merrje topin. Ne duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, përndryshe Kupa e Amerikës do të jetë gjithmonë në një nivel më të ulët se Kampionati Europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?