Argjentina fiton me “manita” në miqësoren ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, shkëlqen Di Maria (VIDEO)

Argjentina është në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës. Skuadra Scalonit morën një fitore të thjeshtë 5-0 në testin miqësor ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.

Di Maria shkëlqeu duke shënuar dy gola dhe asistoi një tjetër për Lionel Messin teksa kombëtarja amerikano-latine shënoi katër gola në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, Argjentina mendoi për të ruajtur yjet dhe trajneri Scaloni bëri zëvendësime të shumta ndërsa në minutën e 60-të Joaquin Corrrea realizoi edhe golin e pestë për të vulosur triumfin 0-5.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentina debuton në Botëror më datë 22 nëntor në sfidën ndaj Arabisë Saudite.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?