Argjentina kalon me frikë në fund Australinë, sfidon Holandën në çerekfinale (VIDEO)

Argjentina është skuadra e dytë që siguron një biletë për në çerekfinale të Kupë së Botës. Skuadra e Scalonit fitoi 2-1 ndaj Australisë, një ndeshje që e pati nën kontroll thuajse për gjithë kohën.

Lionel Messi pas një kombinimi të bukur në zonë në minutën e 35-të arriti që të realizonte një gol fantastik. Në ndeshjen e tij të 1000, “pleshti” kalon dhe një legjendë si Maradona për numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës.

Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi Albiceleste dyfishoi shifrat. Portieri australian Rayan bën një gabim trashanik duke i dhënë mundësinë Julian Alvarez që të realizojë me proton e boshatisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 77-të, Australia rihapi ndeshjen falë një goditje nga distanca që do të gjente dhe devijimin e Enzo Fernandez dhe më pas do të shkonte në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas Lautaro shpërdoroi disa mundësi shënimi, ndërkohë që australianët rrezikuan me një mundësi të artë në sekondat e fundit. Në çerekfinale, Argjentina do të përballet me Holandën, një duel që pritet të dhurojë shumë emocione. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?