Argjentina vendos: Kampionati vijon me dyer të mbyllura, trajnerët 60-vjeçarë të rrinë në shtëpi!

Kampionati argjentinas do të vijojë, por me dyer të mbyllura si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Një nga masat kryesore të qeverisë argjentinase ka qenë ajo që të lërë në shtëpi të gjithë personat që futen në grupin e rrezikut, përfshirë edhe ata që kanë mbushur 60 vjeç.

Ndaj dis aklube argjentinase do të jenë të detyruara që të mos kenë trajnerët e tyre në stol, pasi federata argjentinase ua ka bërë të qartë të gjithë anëtarëve të saj rregullat e reja. Kështu nuk do të ulet në stol trajneri i Boka Juniorsit, Migel Angel Ruso, 63 vjeç, trajneri i Banfieldit, Huio Sezar Falkioni, 63 vjeç, dhe Rikardo Zielinski i Atletiko Tukumanit, 60 vjeç.

SHKARKO APP