Arlind Ajeti zyrtarisht kuqezi, ëndrra bëhet realitet

Asgjë nuk e pengon futbollistin Arlind Ajeti , që të vishet kuqezi në ndeshjen e ardhshme zyrtare. Futbollisti 21-vjeçar, i cili është aktivizuar në dy miqësore  luksi me Francën dhe Italinë, është pajisur me pasaportë shqiptare gjatë javës së fundit , duke bërë realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë. – “Kam qenë në këtë stadium (e ka fjalën për atë “Qemal Stafa”) bashkë me babain tim, duke ndjekur kombëtaren. Që në fëmijëri e kam pasur ëndërr të vesh fanellën kuqezi dhe tani kjo ëndërr u bë realitet.” Mbrojtësi i Bazel e ka të qartë se duhet të punojë shumë për të zënë një vend në formacionin e drejtuar nga Gianni De Biasi, pasi konkurrenca te kuqezinjtë është shumë e fortë.- “Unë do të jap 100% në stërvitje në ndeshje nëse do të më jepet mundësia. Sigurisht që do të jetë trajneri ai që do të vendose nëse do të luaj apo jo. Unë do të jem i gatshëm në çdo moment për të dhënë maksimumin për skuadrën.” Ajeti ka një mesazh për të gjitha talentët shqiptar që janë në mëdyshje për të zgjedhur ose jo përfaqësuesen e Shqipërisë.  – “Talentet shqiptare që kanë mundësi të luajnë për Zvicrën apo për përfaqësuese të tjera europiane duhet ta kuptojnë se askund nuk do t’i përjetojnë emocionet që të jep fanella kuqezi, prandaj u them që nuk duhet të hezitojnë për të pranuar ftesën për të luajtur me Shqipërinë.” Arlind Ajeti është grumbulluar rregullisht në përfaqësueset e moshave të Zvicrës nga U-17 deri U-21, ndërsa nga 2011 është pjesë e ekipit të barë të Bazelit, ku është aktivizuar në 44 takime dhe ka shënuar 1 gol. Tashmë ai mund të krenohet me të drejtë, që është pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?