Armand Duka: Ja e vërteta përse u largua Tramezzani
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për largimin e zëvendëstrajnerit dhe drejtorit teknik të Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani.
Në një intervistë për emisionin “Fair Play” në televizionin “News 24”, ai hedhur poshtë zërat mediatike se largimi i Tramezzanit ka ardhur si pasojë e ‘kushtit’ për të jetuar në Shqipëri të supozuar të vendosur nga FSHF-ja.
“Ndoshta edhe për vetë Tramezzani ishte disi e papritur. Kur e mori ofertën, na njoftoi duke na thënë ‘kam dëshirë që të nis një karrierë të re dhe do ta provoj nëse ju më jepni këtë mundësi’. Me keqardhje, por nuk e penguam. Kjo, pasi ai ka qenë një person simpatik, i cili gëzonte respektin e të gjithëve dhe ka kontribuuar shumë. Ka qenë një asistent i rëndësishëm dhe një urë lidhëse e trajnerit me futbollistët. Me gjithë cenimin e interesave tona, nuk e gjykuam të drejtë që t’i pengojmë karrierën”.
Kushti për jetesën në Shqipëri – “Nuk ka lidhje. I kemi kërkuar që të qëndrojë në Shqipëri për të bërë detyrën e drejtorit teknik dhe, nëse nuk do të pranonte që ta bënte këtë, do të qëndronte asistent pa asnjë lloj cenimi. Detyra e drejtorit teknik nuk mund të bëhet me korrespondencë”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

