Armand Duka mesazh Erion Braçes: Klloun i vogël, rri larg nga futbolli
Pas skandalit me raportin e UEFA-s, për trukime të ndeshjeve nga ana e Skëndërbeut, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka folur publikisht, lidhur me këto trukime.
Duka ka nënvizuar se skuadra e Skënderbeut është kampione dhe titulli nuk i hiqet. Ai ka sulmuar ashpër edhe deputetin e PS-së Erjon Braçe, që njihet si një nga deputetët më të zjarrtë të skuadrës së Partizanit.
Në një intervistë për Top-Channel, Presidenti i FSHN-së ka deklaruar se :”Nga pikëpamja juridike ne nuk kemi se çfarë të bëjmë më tepër, sepse po të lexosh statutin e FSHF-së, shkalla më e lartë e gjykimit është CAS-i. Ai komision ka të drejtë ta përjashtojë edhe nga kampionati shqiptar, por edhe fare nga futbolli, megjithatë ka marrë atë vendim që ka marrë”.
Me tej, Duka pohon se: “Pavarësisht se ndonjëri ka pasur dëshirë ta dënojnë me vdekje, ata e kanë dënuar me një vit mospjesëmarrje në kupat e Europës”, shprehet Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Për presidentin e FSHF-së, futbolli është gjëja më e mirë që ka vendi ynë, duke iu drejtuar më pas politikës, e në veçanti atyre që sipas tij kërkojnë shpeshherë ta përbaltin këtë sport.
Për deputetin socialist i cili është dhe tifoz i Partizanit, Erion Braçe, ai i thotë se: “Për mua, futbolli është gjëja më e mirë që ka Shqipëria, pa dashur të mohoj problematikat që ka. Ka 1001 probleme, sepse është një lojë, ka pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, ka emocione të mëdha, ka garë brenda, por është gjëja më e mirë që ka Shqipëria”.
Mesazhi per deputetin Brace nga z.Duka eshte:”Dhe më vjen keq, aq më tepër kur flet ndonjë palaço apo klloun nga politika. Ndonjë klloun i vogël kërkon të hedhë baltë mbi futbollin tonë”, tha Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit”.
KOHA JONË SONDAZH

