Armand Duka: Nuk jemi në ëndërr! Fitorja na përket ne!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është shfaqur i emocionuar pas fitores 3 me 0 të Shqipërisë ndaj Çekisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook Duka shkruan se fitorja na përket dhe padyshim ky është tetori më i bukur i 8 viteve të fundit.

Postimi i plotë: 

Nuk jemi në ëndërr! Fitorja na përket NE. 3 pikët na përkasin NE. TRE GOLA i shënuam ne! Vendi i parë është i yni! Ky është padyshim tetori më i bukur i 8 viteve të fundit. Gjithmonë fatsjellës për ne. 8 vite më parë u kualifikuam në finalet e “EURO 2016” ndërsa sot jemi shumë pranë finaleve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Çfarë emocionesh! Çfarë nate! Çfarë lojtarësh! Çfarë tifozerie! Kjo Kombëtare di vetëm të na lumturojë, të na mbushë sytë me lot gëzimi. Fjalët janë të pakta për të përshkruar fitoren e sotme. Çekia ishte kundërshtari më në formë i këtij grupi, por kjo Kombëtare është padyshim një tjetër nivel. E pakrahasueshme! E merituam plotësisht, ndaj le të këndojmë e të festojmë të gjithë bashkë sonte kudo ku ka shqiptarë. Edhe dy ndeshje kanë mbetur. Edhe dy finale drejt ëndrrës ‘Gjermani 2024’.
Faleminderit lojtarë, faleminderit stafi teknik. Një falënderim të veçantë meriton edhe tifozeria jonë për sjelljen e përkryer dhe për mbështetjen e pakursyer ndaj Kombëtares.
Shqipëri, sa fort të duam! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

SHKARKO APP