Armand Duka shtyn zgjedhjet në FSHF, tërhiqet përballë Erion Veliajt

Armando Duka është tërhequr nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit duke njohur kështu fitoren e kryebashkiakut Erion Veliajt. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendimit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve.

Postimi i plotë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër.

Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit.

SHKARKO APP