Armando Broja gjen golin e parë me Burnley-n në Premier League (VIDEO)

Armando Broja më në fund arrin të gjejë golin e tij të parë me fanellën e Burnley-it. Sulmuesi i Kombëtares sonë shënoi golin e barazimit 1-1 në duelin ndaj Bournemouth, duke i dhuruar një pikë skuadrës së tij.

Bomberi shqiptar shënoi me kokë në minutën e 90-të pas një krosimi të bukur të ardhur nga krahu i djathtë. Pak sekonda më pas iu afrua dhe golit të dytë, por fati nuk ishte me të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?