Armando Broja rikthehet në stërvitje te Evertoni dhe shënon gol (VIDEO)
Armando Broja është rikthyer në stërvitje me ekipin e Evertonit duke lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushës se blertë për disa muaj.
Së fundmi, klubi anglez ka publikuar dhe një video të sulmuesit kuqezi ku duken disa fragmente nga stërvitja e shtatlartit, ndërsa shënon dhe gol në ndeshjen brenda grupit.
Pushimi për shkak të kombëtareve mund ta ndihmojë Brojën për të kapur sadopak formën e tij më të mirë dhe për t’u rikthyer tashmë në fushë me skuadrën e Evertonit.
Që prej transferimit të tij nga Fulhami ku ishte në huazim nga Chelsea, djaloshi kuqezi ende nuk ka debutuar.
Armando Broja looking STRONG back in Everton training🇦🇱💪🏻💙 pic.twitter.com/KM7jDnmiBc
— Albanian football🇦🇱 (@ALBfootball) November 13, 2024