Tifozët shpërthejnë ndaj Salah, fotoja për Krishtlindje shkakton reagime të shumta

Mohamed Salah postoi edhe këtë vit foto me familjen e tij për Krishtlindje. Egjiptiani u shfaq me partneren dhe dy vajzat e tij, duke shkruar: “Gëzuar Krishtlindjen”.

Siç ka ndodhur në të kaluarën edhe këtë herë, fotoja e sulmuesit të Liverpool i njohur si mysliman i devotshëm, shkaktoi reagime të shumta.

Tifozët myslimanë, janë ndierë te fyer nga ky veprim i lojtarit të tyre të preferuar, për shkak se është festë e fesë së krishterë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrjetet sociale, kanë shpërthyer reagime të shumta ndaj Salah, ku disa i kërkojnë ta fshijë foton, ndërsa disa të tjerë e quajnë si tradhti.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne myslimanët ju admirojmë dhe ju duhet të na respektoni”, “Na ke zhgënjyer”, “Nuk do të shënosh më gola”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta kundër Salah, ndërsa nuk mungonin as komentet mbështetëse.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?