Armando Broja zgjedh numrin e fanellës te Evertoni

Pasi ndoqi nga shkallët e “Arenës Kombëtare” sfidën e humbur nga Shqipëria përballë Gjeorgjisë, Armando Broja është rikthyer në Angli.

Sulmuesi që pritet të rikthehet në fushë në tetor, ka nisurmenjëherë nga puna te Evertoni duke vijuar me programin e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi me Chelsea-n gjatë verës.

Broja ka zgjedhur edhe 22 si numrin që do të mbajë në fanellë për sezonin e ri me blutë nga Liverpuli. Bomberi kuqezi u transferua në limitet e merkatos së verës, pasi më parë kishte dështuar për shkak të kushteve fizikete  Ipsëich Town.

Image

SHKARKO APP