Armando Duka: Ndeshje për t’u harruar, luajtëm keq
Per Presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka kjo eshte nje ndeshje per t’u harruar,
Kreu i FSHF-se mendon se kombetarja jone beri nje loje aspak te mire perballe Izraelit, ne humbjen 3-0 ne Elbasan Arena.
Dhe sipas tij rezultati ishte shume i drejte, e nuk i duhet vene faje arbitrave.
“Ndeshje për tu harruar, realisht ishte e luajtur keq, rezultati ishte përgjigja e saktë çfarë dhamë në fushë. Pashë që folën shumë për gjyqtarin, por ne duhet t’i bëjmë edhe analizat tona dhe te shohim ku ishim keq”
Megjithate Duka u shpreh optimist per ndeshjet e radhes, dhe theksoi se synimi ishte vendi i trete.
“Asgjë nuk është e pamundur, gjithçka është e mundur. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje dhe jo skuadrën. Duhet ta kalojmë këtë moment të keq dhe të kërkojmë objektivin që është vendi i tretë”.
KOHA JONË SONDAZH

