Armando Sadiku zbulon arsyet e transferimit në Bolivi
Armando Sadiku është shumë entuziast për aventurën në kampionatin bolivian pas firmës me Bolivar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka treguar edhe arsyet se përse ka zgjedhur pikërisht Bolivarin për të vazhduar karrierën.
“Jam shumë i lumtur me shokët e ekipit dhe me stafin teknik. Po shkon shumë mirë deri tani. Kisha më tepër se një muaj që kisha folur me zyrtarët e klubit, e mendova me familjen dhe shokët e mi. Kam parë gjithashtu edhe projektin e madh që ka klubi për të ardhmen, pastaj vendosa që të vija këtu.
Ndryshojnë shumë gjëra këtu, por unë shpresoj se Zoti do të më ndihmoj që të bëjë gjëra të mirë te Bolivari. Kultura është tjetër në Bolivi, por futbolli nuk bën dallime, do të jap më të mirën nga vetja ime. Gjatë këtyre ditëve jam njohur me shokët e ekipit. Nuk është një kampionat i lehtë, e di, por unë jam një djalë që di të përshtatem lehtë”, u shpreh Sadiku.