Arrestohet presidenti i klubit të njohur të Serie A

Nuk mbarojnë problemet në Serie A. Ndërkohë që kampionati italian po sheh një “luftë” të bukur ku 4 ekipe po tentojnë fitoren dhe ndahen në 4 pikë, jashtë fushës së blertë skandalet vijojnë njëri pas tjetrit.  Pas problemeve me mbivlerësimin fiktiv në shitblerjen e lojtarëve, që përfshin veçanërisht Juventusin,  tani ka edhe arrestime presidentësh.

Bëhet fjalë për Massimo Ferrero, presidentin e Sampdoria, ekipit të qytetit të Xhenovës, i njohur nga opinioni publik italian për karakterin te tij të veçantë, dhe që “merr flakë” thjeshtësisht.

Ferrero u arrestua nga Guardia di Financa me akuzën e disa krimeve ekonomike mbi falimentimin e disa prej bizneseve të tij në Kalabri.  Bashkë me Ferrero, i cili ndodhet në burgun San Vittore të Milanos, ndodhen në arrest shtëpie edhe e bija dhe nipi i tij.

Një lajm i keq për Sampdoria, fituese e Serie A në 1991 por që prej disa viteve vuan në vendet e fundit të kampionatit elitar italian, ndërkohë që me këtë lajm, edhe pse nuk e përfshin në mënyrë të drejtpërdrejt, mund të fundoset përfundimisht.

SHKARKO APP