Arrihet akordi/ Morata te Juventus. Ja sa kushtoi operacioni i merkatos

Sulmuesi i ri i Juventus do të jetë Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll do të jetë nesër në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, raportojnë mediat italiane.

Gjithçka ndodhi pas komplikacioneve për të sjellë në “Allianz Arena” Edin Dzekon, përcjell Ora News.

SHIFRAT E OPERACIONIT:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “Corriere dello Sport”, këtë mëngjes Morata I ka kërkuar Atletico Madrid të shitej pasi kishte arritur një akord me Juventusin. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje prej 45 milionë eurosh plus 10 milionë bonuse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Largimi I Moratas drejt Juventusit vjen në një kohë kur Atletico Madrid është shumë pranë firmosjes me sulmuesin uruguajan Luis Suarez. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?