Arrihet akordi, Napoli kryen goditjen e madhe në merkaton e verës
Do të jetë Hirving Lozano goditja e madhe e Napolit. Mesfushori i talentuar i PSV Eindhoven është bindur nga projekti i nënkampionëve të Italisë dhe në ditët e ardhshme pritet të prezantohet përpara tifozëve për të vijuar karrierën diku tjetër.
Lajmi bëhet i dituar nga “La Gazzetta dello Sport”, që shkruan se meksikani do të jetë në gadishull të hënën ose të martën e javës së ardhshme, ku do të kryerë edhe vizitat mjekësore te Napoli.
Agjenti i tij, Mino Raiola, hartoi kushtet personale, duke përfshirë çështjen komplekse të të drejtave të imazhit, në një kontratë që raportohet të jetë e gjatë 60 faqe.
Pachuca do të marrë 20 përqind të shumës, si pjesë e shitjes së tyre origjinale prej 8 milionë euro te PSV në verën e vitit 2017. Raiola gjithashtu pritet të marrë një komision të madh pas ndërmjetësimin e marrëveshjes, duke e kthyer transferimin e Lozano në një shitje mjaft të suksesshme.