Arsenal dhe Chelsea fitojnë bindshëm, “topçinjtë” kryesojnë Premier League
Arsenal ka regjistruar një fitore 3-0 ndaj Sunderlandit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Premier League, e zhvilluar në stadiumin “Emirates”. Skuadra e Mikel Artetës dominoi takimin dhe siguroi tre pikë të arta në garën për titull.
“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 42-të me një goditje spektakolare nga distanca të Martin Zubimendit, topi i të cilit u ndal fillimisht në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë. Në pjesën e dytë, Arsenal dyfishoi shifrat në minutën e 66-të, kur Viktor Gyokeres përfitoi nga asistimi i Havertz dhe realizoi me një goditje të fortë brenda zonës. I njëjti sulmues vulosi fitoren në minutën e 93-të, duke shënuar golin e tretë personal dhe të ekipit.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Chelsea, e cila triumfoi 3-1 në transfertë ndaj Wolverhamptonit, në sfidën e luajtur në “Molineux”. Protagonist absolut për londinezët ishte Cole Palmer, i cili realizoi një tripletë brenda pjesës së parë, duke shënuar në minutat 13, 35 dhe 38.
Wolverhampton ngushtoi shifrat në minutën e 54-të me golin e Tolu Arokodare, por pa arritur të rikthehej në lojë. Pas kësaj fitoreje, Chelsea shkon në 43 pikë dhe renditet në vendin e pestë.
KOHA JONË SONDAZH

