Arsenal me sytë nga City, asnjë humbje në kampionat që nga dhjetori dhe konsiderohet favorit

Arsenal dhe Manchester City duken të destinuara për të dueluar mes tyre deri në javën e fundit të këtij edicioni të Premier League.

“Topçinjtë” kryesojnë kampionatin anglez me 83 pikë, një më tepër se Manchester City, që ka një ndeshje më pak. Skuadra e Mikel Artetës dëshiron të realizojë atë çka nuk e arriti një sezon më parë, por përpara është e njëjta pengesë.

Të besuarit e Pep Guardiolës janë një makineri e vërtetë dhe sidomos në Premier Legaue kanë treguar “muskujt” ndaj kujdo që i ka dalë përpara në javët e fundit. “Citizens” do të luajnë dhe tre ndeshje deri në fund, dhe nëse marrin 9 pikë atëherë do të parakalonin kyresuesit aktual e do të ruanin kurorën e kampionit.

Nga data 10 dhjetor Manchester City nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionat dhe sipas kuotimeve konsiderohet favorit, edhe pse aktualisht është i dyti.

SHKARKO APP